Qërim hesapesh politike dhe demonstrim të fuqisë nga pushteti. Kështu një pjesë e ekspertëve e komentojnë aksionin policor për arrestimin e kryesheÞt të Sektorit për Punë të
Brendshme në Kumanovë, Stojançe Veliqkoviq. Ish kryesheÞ i SPB-së në këtë qytet Lubomir Gjurçeski thotë se bëhet fjalë për aksioni kontradiktor she në kundërshtim me rregullat policore. Kjo sipas Gjurçeskit, tregon se aksioni ka prapavijë tjetër, gjegjësisht keqpërdorimi i fuqisë paralelisht me procesin zgjedhor.
“Kemi tejkalim klasik të kompetencave në pjesën e manifestimit të forcës me atë që janë nxjerrë numër i madh i nëpunësve policor, pas çka janë ndërmarrë veprime aty ku fare nuk pritet të tregohet ndonjë rezistencë, për arsyen e thjeshtë që bëhet fjalë për nëpunës policor i cili mjaftë mirë duhet t’i njeh të drejtat dhe obligimet e veta gjatë punës policore. Sinjali i tretë është ajo që në aksion është përjashtuar sektori për Standarde profesionale në MPB, që tregon gjendje e cila nuk duhet të ndodhë”, deklaroi Lubomir Gjurçeski – ish kryeshef i SPB Kumanovë.
Një pjesë e ekspertëve konsiderojnë se qëllimi i aksionit është demonstrimi klasik i fuqisë para atyre që e mbështesin pushtetin, por edhe mesazh deri tek ata që nuk e mbështesin partinë aktuale në pushtet.
“Ky ishte edhe një spektakël mediatik ku duhet të inkurajohen të gjithë ata që kanë votuar për pushtetin, por kanë votuar, le të themi me dyshime. Që të inkurajohen se me të vërtetë janë të fortë, se Maqedonia me të vërtetë u takon maqedonasve dhe se kontrollimi i terrenit është aq i fuqishëm, që secili që beson se ky pushtet nëse vazhdon, do të jetojmë në shtet demokratik që konsideroj se është mashtrim i madh”, u shpreh analisti politik Agim Jonuz.
Edhe Gjurçevski edhe Jonuz konsiderojnë se pushteti aktual tenton të shkaktojë incidente dhe të dërgohet një mesazh deri tek votuesit në rast se do të ketë rivotim në njësinë zgjedhore 2 dhe 6. Kumanova bën pjesë në njësinë e dytë zgjedhore, dhe nëse ka rivotim, ka mundësi që Lëvizja Besa të Ktojë një mandat që do ta humbte VMRO-DPMNE-ja.
/Sonja Jankovska
Data 24.03.2026
Aktuale
- Sllaveski: Bankat qendrore mbesin fuqishëm të përkushtuara në stabilitetin e çmimeve
- BDI: Çmimet e derivateve të përcaktohen të paktën dy herë në javë
- Albin Kurti sot feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite mbushi
- Nis procesi i intervistimit për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit! Emrat e të gjithë kandidatëve që garojnë për postin
- Arrestohet në Tiranë një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar për trafik lëndësh narkotike
- Nis kontrolli i pikave të karburantit për respektimin e uljes së TVSH-së
- Kadriu: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, ndërsa e konteston pushteti!
- FSSH: Spitalet duhet të kontrollojnë rezervat e heliumit, mund të ketë ndërprerje të furnizimit

