Ligji i ri më në fund merret me një problem që veçanërisht na shqetëson neve televizionet komerciale, që të mund të funksionojmë lirshëm. Bëhet fjalë për rregullimi të të drejtave televizive. Pa respektim të të drejtave televizive dhe shtypjen e piraterisë ne nuk shohim se si Maqedonia do të lëviz drejt integrimit në familjen evropiane – njoftojnë nga Asociacioni i Mediave të Maqedonisë – AMM.
Nga ana tjetër, nga Qeveria sigurojnë se ky ligj dhe ndryshimet që mund të bëhen do të jenë transparente.
Kjo është pjesë e planit 3- 6 – 9, e në kuadër të reformave mediatike. Lidhur me aspektet problematike që janë bërë të ditura edhe nga shoqatat civile që morën pjesë në krijimin e debatit publik që është hapur, të gjitha nenet që parashikojnë gjoba dhe dënime, janë përjashtuar, nuk ekzistojnë dhe janë larguar – theksoi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Nga Qeveria paralajmërojnë se deri në fund të këtij muaji, Ligji do të ngjitet edhe në sistemin elektronik nacional të rregullave për të cilat planifikohen ndryshime pas çka do të shqyrtohen edhe të gjitha komentet e marra. Më pas, ndryshimet do të dërgohen edhe në Komisionin Evropian dhe OBSE, që edhe këto organizata ta japin mendimin e tyre.
Verica Pavlloska

