Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, gjatë ditës së sotme, ka shkruar në librin e ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan.
“📍 Sot, me zemër të rënduar, shkrova në librin e ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan.
Jemi bashkë në këtë dhimbje që s’ka fjalë e ngushëllim. Për çdo familje që humbi një pjesë të shpirtit, jam me ju në çdo lutje e mendim. 🙏🖤
Shqipëria qëndron pranë jush. 🇦🇱🤝🇲🇰
#Koçan #Ngushëllime #Solidaritet #ShqipëriaMeJu”, – thekson Meidani.