30 November
Lidhur me arrestimet masive për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Maqedoni. Nga Ambasada Britanike theksojnë se procesi i ndëshkimit të 27 prillit duhet të jetë bazë procedurave institucionale dhe me transparencë maksimale.
“Është e rëndësishme që të respektohen procedurat institucionale dhe rregullat ligjore me transparencë maksimale që të jetë i qartë i gjithë procesi i ndëshkimit të ngjarjeve të 27 prillit. Kjo duhet të bëhet nëpërmjet një procesi gjyqësor ku do të qartësohen të gjitha faktet dhe informacionet rreth kësaj ngjarje”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike në Maqedoni.
Për ndodhitë në Kuvend ditë më parë u arrestuan dhjetëra persona mes të cilëve edhe 6 deputetë. Vetëm pak më parë Komisioni Rregullator për çështjet e mandateve dhe imuniteteve vendosi që zi përgjigjet kërkesës së Gjykatës Penale dhe tu hiqet imuniteti 6 deputetëve.

