VMRO DPMNE-ja nuk ka humbur shpresat për koalicion të mundshëm me ish partnerin e saj, pavarësisht nga përcaktimi i BDI-së për të bashkëqeverisur me LSDM-në. Alsat mëson se partia e Gruevskit në takimin e fundit të Komitetit Qendror të partisë ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme lokale. Megjithatë zyrtarisht nga kjo parti sot as nuk konfirmuan dhe as nuk demantuan informacionet për koalicion të mundshëm por thanë se është herët të flitet për bashkëpunime.
Është shumë herët të flitet për partneritete dhe me asnjë subjekt nuk është diskutuar për bashkëpunim. Në atë moment kur LSDM-ja do ta tejkalon frikën e ballafaqimit me qytetarët, VMRO – DPMNE është e gatshme për zgjedhje lokale – thanë nga VMRO – DPMNE.
BDI nga ana tjetër hodhi poshtë çdo mundësi për bashkëpunim me VMRO DPMNE-në. Deputeti i kësaj partie Artan Grubi tha se BDI në zgjedhjet lokale do të bashkëpunojnë me partnerin e ri.
E dimë që nuk ka bashkëpunim me VMRO – DPMNE-në, ndërsa në rrethin e parë BDI do të kandidat vet, kurse për rrethin e dytë gjithsesi se do të ketë bashkëpunim me partnerët e ri të koalicionit të shumicës parlamentare – deklaroi Artan Grubi, BDI.
Grubi tha se të gjitha degët e BDI-së deri tek kryesia e partisë kanë dorëzuar tashmë emrat me kandidatët për kryetar komunal si dhe për këshilltarë. Mandati i krerëve aktual komunal të cilët u zgjodhën në vitin 2013 skadon më 15 maj, ndërsa afati për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta lokale skadoi më 06 mars. Tani pritet që kryparlamentari i ri Talat Xhaferi në një afat sa më të shkurtër kohor të shpallë datën për zgjedhjet lokale.
Nuk është e vërtet se VMRO-DPMNE-ja në mbledhjen e fundit të Komunitetit Qendror ka hapur diskutim për zgjedhjet lokale, gënjeshtra më e madhe është se është diskutuar për koalicionim me BDI-në ose parti të tjera – përgënjeshtron VMRO DPMNE.
https://www.youtube.com/watch?v=u4zd1JzEVGk
Blerim Ismaili