Kandidati i AKI-së për komunën e Çairit, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja” ka deklaruar se ata në vitin 2017 e kanë bërë ndryshimin në Çair për shkak se, siç tha, kanë marrë porosi prej qytetarëve.
“Në vitin 2016 ju e dini si ishte rezultati në Çair, doli partia e tretë. Ajo ishte kryesisht pakënaqësi për qeverisjen në komunë e Çairit, LSDM doli para ne dhe një parti e sapoformuar aso kohe. Ne e morëm mesazhin dhe prandaj e ndërruam kandidatin në vitin 2017. Kur shkonim me kandidatin e ri, për të cilin unë besoj sa është ndryshimi, është i ri, pa bagazh politik dhe e prezantonim te njerëzit, ata na thonin mos premtoni asgjë, vetëm premtoni se nuk do të kthehet qeverisja 12 vjeçare e Mexhitit”, tha Osmani.
Ai shtoi se për fat të keq u vazhdua e njëjta politik nga të njëjtit njerëz dhe për këtë shkak, tha ai ka ndodhur edhe shkëputja mes tyre.
Osmani tha se gjatë kësaj periudhe ka patur detyrat e tij konkrete.
“Kam patur detyrë ta bëj vendin anëtarë në NATO, të fillojmë bisedimet me BE-në, të zyrtarizoj gjuhën shqipe, të bëj projekte aty në Qeveri ku kam koordinuar procese dhe unë kam qenë në Bruksel në Uashingotn për t’i bërë detyra. Tash unë kam hyrë, për Çairi me gjithë qenien time, dhe kam thëne tani Cairi është Brukseli im i ri Uashingtoni i im i ri”, deklaroi Osmani.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Kremlini refuzon propozimin për armëpushim me Ukrainën
- Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Qeveria të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të hapë dialog
- S’përmbahet Linda Halimi, ekspozon trupin si ‘peshk’
- Dënimi i keqpërdorimit të flamurit të UÇK-së në protestat e Tiranës
- Trump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt
- Edi Rama: Protestat nuk do të më detyrojnë të jap dorëheqjen
- “Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve
- Protesta e dhunshme: Flakët përfshijnë Ministrinë e Ekonomisë



