Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se vet fakti që gara për Çairin është një nga më të rëndësishmet, tregon për atë se sa vlerë ka politike, ekonomike, arsimore… Çairi si faktor.
“Çairi në vitin 2005, sepse unë jam kryetari i parë, e kam marrë me disa enklava sic janë Serova, Gazi Baba, Dizhoni dhe Teneqe Mahalla, ma 40% papunësi, me 3.4km katror, sa kazerma Ilinden, me 70 mijë banorë, pa perspektiv me një carshi të vdekur e cila është shndërruar në muze, me shkallë të lartë të anafalbetizmit, ndërsa brenda këtyre viteve, Çairi ka një rritje rapide të shkollimit, njerëz që kanë kryer shkolla të mesme, fakultet, studime posdiplomike, Çairi nuk ka patur asnjë ndërmarrje ndërtimi, sot ka mijëra të cilët nuk funksionojnë vetëm në Çair, por këmbët i kanë marrë në Çair”, tha mes tjerash Mexhiti.
Mexhiti tha se sot Çairi është faktor politik, faktor ekonomikë, andaj edhe beteja e atyre të tjerëve, tha Mexhiti, bëjnë çmos për të qenë faktor në Çair.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Kremlini refuzon propozimin për armëpushim me Ukrainën
- Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Qeveria të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të hapë dialog
- S’përmbahet Linda Halimi, ekspozon trupin si ‘peshk’
- Dënimi i keqpërdorimit të flamurit të UÇK-së në protestat e Tiranës
- Trump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt
- Edi Rama: Protestat nuk do të më detyrojnë të jap dorëheqjen
- “Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve
- Protesta e dhunshme: Flakët përfshijnë Ministrinë e Ekonomisë



