01 November
Gjykatësja e lëndës për rastin e vogëlushit Almir Aliu nga Kumanova ka refuzuar në seancën e sotme gjyqësore, tre dëshmitarë të palës mbrojtëse të cilët sipas avokatëve kanë qenë në vendin e ngjarjes, natën kur i akuzuari Boban Iliç shtypi për vdekje vogëlushin Almir Aliu. Në seancën e sotme, Prokuroria ka shpalosur video prova të reja.

