Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti mori pjesë në hapjen e punimeve të Konferencës Ndërkombëtare të Migrimit ,,Persona në lëvizje, Shtetësi, Identitet dhe Zhvillim”, të organizuar nga Universiteti ,,Nënë Tereza”, Shkup.
Ai theksoi se si shoqëri për të penguar migrimin e të rinjve kemi nevojë për të zbatuar sistemin e meritokracisë. “Si qeveri, po edhe si ministri jemi duke bërë hapa konkrete për të realizuar këtë synim, sidomos përmes Ligjit për top menaxhment e cila siguron një pavarësi të administratës nga duart e politikës”, deklaroi Aliti.
Afro 40 për qind e popullsisë botërore migron, brenda dhe jashtë shteteve të tyre. “Universitetet kanë mundësi të artë të bëjnë hulumtime, sepse politikanët janë të varur nga fushatat politike dhe shpesh nuk arrijnë të përfundojnë një proces brenda mandatit, ndërsa akadamia nuk ka limite kohore dhe mund të bëj plane afatgjate.
Nismat e këtilla janë të mirëseardhura për të detektuar problemet dhe gjetur zgjidhje adekuate”, shtoi ministri Admirim Aliti.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Një votë për të ardhmen e tyre politike
- Tragjedia e natës: Motoçiklisti humb jetën në aksidentin e tmerrshëm në Llapnasellë
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
- Çmimet e ushqimeve në Evropë: Pse disa vende paguajnë më shumë se të tjerët?
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Naim Murseli në gjyq: Apeli për dënimin e përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes
- Rama kërkon sërish dialog, vendosen ftesat te karriget dhe tavolina prej guri para Kryeministrisë
- Nuk ndalen protestat kundër Ramës! Studentët rikthehen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit



