Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Sarajit, Ekrem Alija deklaroi se i është bashkuar fushatës së Bashkim Bakiut, duke dëshmuar seriozitetin e Aleancës me Besë, për të cilën thotë se çdo ditë po forcohet, raporton Televizioni SHENJA.
“Bashkëpunimi i Aleancës me Besë po dëshmon se po rritet. Edhe këtij marshi po i bashkohen të rinjtë dhe banorët e Komunës së Sarajit, për të dëshmuar se është më e fuqishmja dhe kjo do të dëshmohet më 29 tetor. Atë ditë nuk do të lejohet të përsëriten gabimet, shantazhet apo manipulimet që janë bërë në raundin e parë. Kjo do të dënohet me forcën më të madhe të drejtësisë. Dija dhe guximi na ka bërë bashkë këtu dhe këtë do ta dëshmojmë më 29 tetor”, tha Alija.

