Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas vrasjes dhe plagosejs së një polic në Leposavicnë veri të Kosovës, shkruan SHENJA.
Ahmeti ka thënë se kjo paraqet një provokim të rëndë i cili ka një agjent të paracaktuar.
“Sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit.
Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës.
Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin.
Këto zhvillime janë të papranueshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjent.
Nevojitet veprim i menjëhershëm për shuarjen e zjarrit vrastar dhe ndjellakeqës që synon zgjërimin dhe përfshirjen e vendit dhe rajonit.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Ahmeti.
Data 31.08.2026
Aktuale
- Belgjika bën helmetën të detyrueshme për skuterët elektrikë
- Kupa Botërore e Kikboksit në Budapest: Turker Ismail përsëri fiton medalje të artë
- “Divjaka bashki”, Qytetarët 31 ditë në protestë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Lushnjen: Këtu vendosim ne!
- Kida më në fund po bëhet nuse: Nisin përgatitjet për dasmën e madhe – dalin pamjet e para dhe shumë madhështore
- 31-vjeçarja vdes gjatë lindjes së djalit, mijëra njerëz i dalin në ndihmë familjes
- Jonida e dha lajmin se s’do të jetë më në Big Brother, por a e dini se kush do të jetë në skenë në vend të saj? Nuk do ta besoni
- “Historia e Shqipërisë nuk ka parë kurrë një protestë si kjo”, Gazetari Osman Stafa: Kjo është beteja për të ardhmen tonë! Duam një vend me dinjitet
- Më në fund, Edi Kuçi “lajmërohet” në rrjetet sociale /FOTO



