Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për kandidaturën e Bujar Osmanit për president ka deklaruar se tani është momenti për t’i thënë Jo Rusisë, Po Europës.
“Do të doja të falenderoj gjithë aktivin e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetaren e degës, shefin e shtabit të BDI-së për këto zgjedhje tepër të rëndësishme për historinë e vendit tonë, sot nën organizimin tanimë të shefit të shtabit, fillon një rrugëtim tepër i rëndësishëm për nominimin e Bujar Osmanit kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është një mobilizim shumë i fortë me çka dëshmon përcaktimin e të gjithë BDI-së për të dalë zot misionit për të çuar proceset përpara, procese që sjellin stabilizim, që sjellin orientim se vendi ynë duhet të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, drejt guximit për të përmbyllur çështje të rëndësishme që momentalisht na paraqiten si pengesë për hapjen e horizonteve të reja, por forcat tona mobilizuese por edhe gjithë forcat progresive në vend, u jepet mundësia që me këto zgjedhje përcaktuese për ardhmërinë, të thuhet ndal Rusisë dhe Po Europës dhe kjo mundësi duhet të demonstrohet ky vullne në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit. Unë jam shumë optimist që me kuadrot, me njërzit, burra e gra, do të dëshmojmë këtë vullnet të fuqishëm të materializuar edhe në votë për të drejtuar proceset me sukses”, ka deklaruar Ahmeti.
Data 02.05.2026
Aktuale
- Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe lirisë së Karadakut
- Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6 (EMRI)
- VLEN: Kush në BDI paguhet për të mbrojtur një projekt milionësh pa rezultat?
- “Të papranueshme dhe të dëmshme”- AGSH reagon pas deklaratave të Berishës ndaj mediave: Dënojmë gjuhën e përdorur nga kreu i PD-së! Kritika nuk duhet të shndërrohet në gjuhë linçuese dhe intimidim publik
- “Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum
- Ahmeti përkujton 2 Majin si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi
- Pesë persona privohen nga liria për dhunë familjare në Kumanovë, Ohër, Strumicë dhe Veles
- “I shkoj në xhami …”, pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha dhe çfarë thotë hoxha i Xhamisë së Madhe!


