Mëngjesin e sotëm në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes, por pas kontrolleve të nevojshme është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë, informon MPB-ja.
“Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me paraqitjen e sotme se në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes”, thuhet në kumtesë.
Pas marrjes së kërcënimit, nxënësit dhe të pranishmit në objektin e shkollës janë evakuuar menjëherë dhe për rastin është njoftuar policia.