Alsat 2019-07-27T16:34:38+02:00
Ka vazhduar aksioni për pastrimin e Shkupit në më shumë lokacione edhe atë në Aerodrom, Shuto Orizare, Gazi Babë, Çair dhe Butel. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se është duke u zhvilluar një plan me komunat për t’u dhënë atyre tre deri në pesë lokacione brenda secilës komunë, në të cilën qytetarët do të jenë në gjendje të lënë pa pagesë mbeturinat e rënda për një afat të caktuar kohor. Pas pastrimit dyditor janë paralajmëruar gjoba të larta për qytetarët të cilët hedhin mbeturina kudo që mbërrijnë duke ndotur në këtë mënyrë ambientin.
Siç informuam në të gjitha komunat që janë të përfshira në këtë aksion për pastrimin e qytetit ka pika ku qytetarët do të mund të hedhin mbeturinat e forta, të cilat këto ditë do të mblidhen nga ana e shërbimeve komunale. Është duke u zhvilluar një plan me komunat për t’u dhënë atyre tre deri në pesë lokacione brenda secilës komunë, në të cilën qytetarët do të jenë në gjendje të lënë pa pagesë mbeturinat e forta për një afat të caktuar”-tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit
Loading…



