Më 09.05.2025 rreth orës 11:55, në SPB Kumanovë është denoncuar se në kryqëzimin e rrugëve “Done Bozhinov”, “Leninova” dhe “Todor Vellkov” në Kumanovë, një biçikletë e drejtuar nga Zh.F. (64) nga fshati Reçicë, rajoni i Kumanovës, e ka goditur këmbësorin D.D. (40) nga Kumanova. Çiklisti pësoi lëndime të rënda në aksident, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Këqyrja është kryer nga një ekip nga SPB Kumanovë.TS