Alsat 2019-06-01T14:25:45+02:00
Pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Çair të Shkupit, ku si pasojë humbën jetën dy vëllezër të moshës 26 dhe 28-vjeçare, përfaqësuesja e Ndihmë së Shpejtë, Dr.Marina Sotirovska ka dhënë informacione shtesë për gjendjen e 54-vjeçarit të lënduar. Sotirovska tha se punëtori i lënduar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për momentin gjendet në spitalin e qytetit “Naum Ohridski”. Ajo bëri të ditur se personi i lënduar gjatë gjithë kohës deri sa kishte qenë i bllokuar nga dheu ka qenë në vetëdije dhe se fatmirësisht koka e tij ka qenë jashtë dheut të shembur dhe ekipet e Ndihmës së Shpejtë gjatë gjithë kohës e kanë mbajtur nën kontroll përmes bombolave të oksigjenit.
Kujtojmë, se aksidenti kishte ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Kemajl Sejfulla në Çair gjatë hapjes së një kanali, ku u shemb dheu dhe si pasojë kanë humbur jetën dy vëllezër. Viktimat kanë qenë të punuar në kompaninë ku pronar është babai i tyre.
Ekipet e Mjekësisë ligjore dhe ekipe te MPB-së pas kryerjes së inspektimeve në vendin e ngjarjes kanë arritur ti nxjerrin trupat e dy vëllezërve të vdekur. Trupat e pajetë u morën nga shërbimet përkatëse për tu dorëzuar për autopsi.
Sipas dëshmitareve okularë, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti ka qenë prezent edhe babai i djemve, kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thellë, mos më shumë. I pari që ka tentuar përmes eskavatorit t`i nxjerrë viktimat nga kanali ka qenë baba i dy djemve, ndërsa i lënduari për momentin gjendet në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Naum Ohridski”.
Posted by Alsat on Saturday, 1 June 2019
Loading…


