Dje (21qershor) rreth orës 17 e 40 minuta, në rrugëkryqin e rrugës së ,,Ilindenit” me rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes veturës ,,Mercedes” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 45-vjeçari M.C. nga Reçica e Vogël dhe Motoçikleta ,,Aprilija” gjithashtu me targa të Tetovës,të cilën e ka drejtuar 23-vjeçari A.A. nga Tetova.
Motoçiklisti i lënduar është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori i punëve të brendëshme Tetovë.



