Me 20.06.2020 në ora 20.00 në rrugën regjionale Ohër-Strugë në vendin e quajtur “Plazhi Orovnik” në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “fiat” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.S.(40) nga Shkupi dhe motocikletës “hundai” me targa nga Struga e drejtuar nga B.M.(39) nga fshati Misleshevë, Strugë, transmeton Almakos.
Pas aksidentit, B.M.-së nga ana e mjekut iu janë konstatuar lëndime të rënda dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi i SPB Ohër.



