Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip Hundai me targë AB 44 2 PG, me drejtues shtetasin Edmond Terova, është përplasur me automjetin me targë AA710 BV, me drejtues shtetasin Klevis Jaupaj.
Nga ky aksident raportohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e Edmond Terovës, mbetën të plagosur dhe u transportuan për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.
Siç shihet edhe në foto, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.