Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ali Ahmeti kryetar i BDI-së dhe njëkohësisht falënderoi votuesit dhe gjitha shtabet e partisë së tij.
“I falënderoj të gjithë ata që shprehën vullnetin e tyre për këtë fitore. I falënderoj të gjithë që punuan për këtë fitore. Sigurisht që ka momente që ndonjë betejë edhe mund të humbet, por një betejë e humbur nuk do të thotë që humbë e tërë lufta. Në Gostivar jemi në pritje të rezultateve finale, megjithatë ne jemi të përgatitur, jemi të mëdhenj sa që edhe një betejtë të vogël me e humbë e shndërrojmë në fitore e kjo vlen për Vrapçishtë, Zhelinë e Bogovinë. Ata që kanë fituar ndonjë nga komunat ne do t’i ndihmojmë, sepse janë komuna të të gjithë shqiptarëve”, ka deklaruar Ahmeti.
Pamje Alsat-M:

