I ftuar i sontëm në Click Plus është lideri i BDI’së z.Ali Ahmeti. Ai foli rreth ngerçit të fundit politik dhe raporteve me z. Sela, se sa është ende në hall Ali Ahmet, ka apo jo telashe Ali Ahmeti me Ziadin Selën, dhe kush i ka fajet për këto “inate” ai shprehu zhgënjimin e tij për veprimet që kryetari i Aleancës për Shqiptarë ka bërë së fundmi, duke shtuar se Sela, ka marrë anën e gabuar. Ai thot se do të doja që ai të ketë qasje shumë më konstruktive, shumë më afirmative në drejtim të proceseve dhe pikërisht këtu është zhgënjimi im, z.Sela bashkë me njerëzit e vet, e them me keqardhje, nuk është i përgatitur për procese të mëdha e aq më tepër i shqetësuar, për një deklaratë mjaftë të pa matur, se gjoja unë jam organizator bashkë me VMRO-në për ta eliminuar Selën, por kjo do të shkojë në numrin e madh të akuzave, dhe akuzat po rriten e imuniteti im ndaj akuzave po rritet gjithashtu shprehet Ahmeti, njofton Almakos.
“Jam i zgjhenjyer dhe dëshpëruar shumë me z.Sela meqë mendova se erdhi një moment tek shqiptaret të lind një subjekt që do të kemi një bashkëpunim më të afërt dhe vazhdimësi të misioneve shtetërore dhe kombëtare, mirëpo i gjithë ky vullnet i mirë që ishte ra, me keqeardhje them tërheqjen, por jo me fain tim, kohrat janë të tilla që fajsinë e hedhim tek tjetri..Tutje kishim marrëveshje për pushtetin lokal deri në këtë stad. Me Selën veçmas u morrëm vesh që të merr dy Ministri dhe të vijojmë ti çojmë proceset përpara, ndërkohë me emrimet e drejtorëve dhe zëvendës ministrat nga partia e tyre na u kumtua se e kishin vendosur ti bëjnë veçmas negociatat me LSDM dhe jo bashkarisht me ne, u mbyll dhe kjo çështje..Por ku është dëshpërimi im , zhgënjimi, shqetësimi vjen nga deklaratat e Selës që në fushat, gjoja se une paskam qenë njeriu që kam përgaditur eliminim fizik të tij dhe tash po përgaditet atentati i dytë për ta eliminuar politikisht, ndërkohë në paraqitja e dytë në Alsat ai e përsëriti po të njejtën deklarat edhe një herë pas fushatës. Kjo nuk është e mirë që une në sytë e fëmijëve të tij të dal vrasësi i babait të tyre. Vazhdimësia.. jemi në Parlment, Xhaferi më këkron të pijmë nga një kafe me Selën, jam menduar 30 sec dhe i them thirre, përgjigja ishte nuk vi, dhe kjo ndohdi hiç më larg se tre javë. Nga SHBA ai më lëshon akuza se un jam organizatori i Lagjes së Trimave dhe për njerëz normal kjo është goxha serioze se mund të më vinë tek dera 20 familjar..tash si mund të ulem un me një njeri që bën 1000 shpifje për qëllime politike ditore, s’bëhet partia e lëvizja duke denigruar, as i forte duke manipuluar eloktoratin, por duke dhënë prova se je njeri i përgjegjshëm”,… deklaron Ahmeti në #Click Plus./Almakos

