Sa herë që vijnë figura të rëndësishme nga Turqia vërehet një tjetër trajtim.
Dikur Erdogan, e tash së fundi ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu ka qenë gjatë promovimit të librit të tij të fundit në Kosovë.
Ai ka ardhur edhe për të festuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por me këtë ka lënë një “rrugë” interesante për të gjithë intelektualët botëror. Ai nuk vie të qëndrojë nëpër hotele të shtrenjta, jo pse nuk ka mundësi, por se ai ndjehet më rahat në konakun e vëllezërve shqiptar. Flet duke qenë i buzëqeshur dhe dëshiron shumë të dëgjojë. E njeh traditën tonë dhe pa pikë turpi pi çaj e ha fli, e tjera produkte që përgatiten në kushte shtëpi.
Ai njeh mirë historinë e shqiptarëve, flet me modesti edhe pse është një nga kokat më inteligjentë në botë. Ata që janë shoqëruar me të këto ditë, e kanë kuptuar se çfarë madhështie mbart me vete ky njeri edhe pse me shtat nuk është i lartë.
Ndërsa politikanët e intelektualët perëndimor kur vijnë këtu qëndrojnë nëpër hotele të shtrenjta, se njohin vendin, thua se vijnë në xhungël. Na shohin me nënçmim dhe aspak nuk janë njerëz familjar që dinë të nderojnë dhe të respektojnë mikpritësit.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Gjesti tregon muskujt nga fitnessi, habit me transformimin e trupit
- Binjaket e bashkuara në kokë humbin jetën pas operacionit 15-orësh për ndarjen e tyre
- Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
- Turqia dënon zyrën e kryeministrit izraelit për deklaratat kundër presidentit Erdogan
- Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
- ”Qeveri e krimit, Rama jepe dorëheqjen! ” – Mbyllet protesta e 83-të kundër kryeministrit, protestuesit thirrje qytetarëve të bashkive që shkrihen: Bashkohuni në revoltë!
- Taravari paralajmëron Mickoskin: “Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm”
- “Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri” – Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë


