Kryetari i Alternativa, Afrim Gashi, sot ka takuar Taulant Ballën, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Sot, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kisha kënaqësi ta takoj z. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Në një bashkëbisedim vëllazëror, diskutuam për marrëdhëniet e rëndësishme ndërshtetërore dhe veçmas për marrëdhëniet e mira ndërshqiptare.
Unë e informova z. Balla për gjendjen aktuale politike në RMV dhe për pozicionin aktual të Alternativës. Ai e përshëndeti angazhimin tonë dhe na inkurajoi që të vazhdojmë të punojmë për jetësimin e idealeve të kombit tonë për t’u bashkuar në familjen e madhe europiane”, ka shkruar Gashi pas takimit.

