Nga Koalicioni VLEN kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative për të refuzuar kërkesën e Frontit Evropian lidhur me vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës, me ç’rast tani pritet të ketë rivotim, raporton SHENJA.
“E përshëndesim vendimin e Gjykatës Administrative, e cila është në një vijë me vullnetin të cilin qytetarët e shprehën më 8 maj. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se shpresa për qytetarët në vend po vjen, ndërsa manipulimet dhe krimi i këtij pushteti hibrid po bie.
Ndryshimi i filluar më 8 maj, ka filluar të realizohet, por që të jetë edhe më i shpejtë dhe më efikas i ftojmë qytetarët e vendvotimit 2101 – Komuna e Zhelinës, që të mërkurën (më datë 22 maj) të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre, të lirë, pa iu nënshtruar trysnive të BDI-së dhe manipuluesve të saj në ikje.
Ndryshimi i nisur nuk ka kthim prapa. Ja VLEN për Zhelinën dhe për çdo qytetar në vendin tone”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 10.09.2026
Aktuale
- Çmimi i naftës Brent kalon 105 dollarë për fuçi ndërsa konflikti SHBA-Iran nxit shqetësime për furnizimin
- “Kjo qeveri po na dëbon nga Shqipëria, dua ta jetoj jetën time këtu”, 12-vjeçari në protestën për dorëheqjen e Ramës: Nuk dua që gjyshërit tanë të qajnë kur ne të largohemi
- U kallëzua në SPAK nga gjyqtarët për bllokimin e pagave, reagon ministri Malaj: Refuzuam të hapim dyert e Thesarit pa marrë miratimin në Parlament!
- Arrest shtëpiak për ish-drejtoreshën e “Komunalec” të Gostivarit, Artana Asani
- Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro
- Marshi për Liri: Arif Vladi dhe Shkurte Fejza sjellin emocion në një ngjarje historike
- Nga krijimi i një partie te “shanset” për bashkëpunim me opozitën/ Indrit Sefa “zbërthen” arritjet e protestës
- Limani takon Mickoskin: Kemi punuar, punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë…




