Në qershor të vitit 2019, televisioni France 24 raportoi që një firmë izraelite akuzohet për furnizimin e telefonit Pegasus spyware për qeveritë të ndryshme, shkruan Flaka
Gjithmonë siipas France 24, pajisje lidhjet me një listë me dhjetëra mijëra numra telefoni inteligjentë, duke përfshirë ato të aktivistëve, gazetarëve, drejtuesve të biznesit dhe politikanëve në mbarë botën. Por a ka arritur telefoni i ashtuquajtur “Zero”, në Maqedoninë e Veriut enigmë do të do të mbetet edhe gjatë kohë pasi informacionet e tilla kualifikohen të klasifikuara dhe rëndë të depërtojnë në opinion.
Supozime u shpalosën në mediat e Tiranës që tashmë telefoni klonues ka mbërritur në Shqipëri.
Sipas raportimeve në Top Channel të Tiranës, telefoni 0 është mjeti më i ri i përdorur për përgjime në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti.
“Mjeti përgjues nga Irani mund të klonojë një telefon të caktuar dhe të marrë ose dërgojë mesazhe. Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin Top Story u shpreh se ky mjet është sjellë nga grupet kriminale për të përgjuar bandat rivale. Ai u shpreh se duhen vetëm 20 sekonda që “Telefoni 0” të klonojë gjithçka nga telefoni tjetër dhe të përdoret për qëllime të tjera”, raporton Top Channel.
Sipas ekspertit, telefoni 0 lihet mbi telefonin e synuar për 20 sekonda dhe çfarë i vjen targetit i vjen edhe zotëruesit të telefonit zero.
“Kjo pajisje klonon telefonin, shkon në 20-25 mijë euro, një shifër e përballueshme, një frikë shumë e madhe dhe në këto zgjedhje ka informacion, telefoni 0 duhet të jetë mbi telefonin”, tha Karamuço i ftuar në emisionin Top Story të datës 18 maj – 2023.
Opozita akuzoi se ATO mund të keqpërdor mjetet për përgjimit?!
Së fundmi, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski nxiti dyshime se po ndërmerren hapa për të cenuar sigurinë kombëtare duke hapur derën për keqpërdorim të mekanizmave për monitorimin e komunikimeve të mbi 2 milionë qytetarëve.
Sipas tij, Agjencia Teknike-Operacionaleka prokuruar asete që mund të keqpërdoren për monitorim të paligjshëm të komunikimeve të qytetarëve.
“Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave Monitoruese të Komunikimeve, në seancën e 15-të, duke filluar nga data 23.05.2023, mbajti pesë vazhdime, duke shqyrtuar Informacionin për funksionimin e Agjencisë Operative-Teknike. Në të njëjtën kohë, Komisioni, duke vepruar në kuadër të kompetencave të tij, konstatoi dyshim serioz se ATO ka shkelur nenin 2 të Ligjit për Monitorimin e Komunikimeve, gjegjësisht se ka bërë blerje të paligjshme të mjeteve për monitorimin e komunikimeve që mund të keqpërdoreshin, dhe blerja ishte bërë pa miratimin përkatës nga paragrafi 2 i këtij neni”, tha Petrushevski.
Një shkelje e tillë e ligjit, shtoi ai, hap mundësinë e rrezikimit të sigurisë kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe cenimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Në përputhje me kompetencat e parapara me ligj si Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave Monitoruese të Komunikimeve, unanimisht me mbështetjen e të gjithë deputetëve, pa dallim partie, arritëm në konkluzion për këtë dyshim që ta informojmë Prokurorin Publik të Republikës të Maqedonisë. Të vetëdijshëm se në të kaluarën në Republikën e Maqedonisë kanë ndodhur shumë skandale në sferën e monitorimit të paligjshëm të komunikimeve, jemi të obliguar të theksojmë se me një shkelje të tillë të mundshme të Ligjit për monitorimin e komunikimeve, ekziston mundësia e një skandali të paparë, janë krijuar proporcione”, tha Petrushevski.
Nga ana tjetër, ATO është përgjigjur se në mënyrë më të përgjegjshme dhe të plotë e mohojnë deklaratën dhe dezinformatat e paraqitura nga Petrushevski se ATO ka shkelur nenin 2 të Ligjit për monitorimin e komunikimeve dhe se po ndërmerren hapa që në çfarëdo mënyre të cenohet siguria kombëtare.
“Përkundrazi, Agjencia Operacionale-Teknike në procedurë të duhur dhe me përfshirjen e të gjitha institucioneve përgjegjëse për zbatimin e procesit për monitorimin e komunikimeve, me mjete të miratuara për qëllim të caktuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe në pajtim me nenin 2 të Ligji për Monitorimin e Komunikimeve ka paraqitur kërkesë për miratim dhe specifikim teknik, për të cilin ka marrë dhe ka mendim dhe miratim pozitiv nga Ministria e Punëve të Brendshme”, tha ATO.
Nga aty, shtojnë se që nga formimi si organ i pavarur shtetëror, ka qenë avokat i spikatur i zbatimit konsekuent të ligjshmërisë, mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi zbatimin e masave të monitorimit të komunikimeve, duke avokuar për mbikëqyrje të rregullt, të vazhdueshme dhe thelbësore të kontrollit. Flaka Media


