Për ti ikur ngjarjes që e bëri Tiranën të dukej si Bejruti, ministriLleshaj u krekos në Elbasan, në një show bollivudian, rrethuarnga drejtuesit qëndrorë dhe lokal të sektit të rilindjes, duke pohuar se krimi do të marrë përgjigjen e merituar. Si për ironi tëfatit në 6 të mëngjesit të ditës së nesërme, në rrugën kryesorenacionale në Bradashesh, krimi vret në mënyrë spektakolarevëllain e njeriut më të kërkuar aktualisht në Shqipëri. Megjithësei akuzuar për disa ngjarje të rënda, përfshirë dy grabitje brendaaeroportit të Rinasit, policia e ministrit të spektakleve elektorale, nuk arrin të monitorojë as familiarët më të afërt të të kërkuarit. Ajo që mbeti nga show-i klluonian në Elbasan ishte hakërrimikomik i arrirë në mimikën e ministrit “mjërë krimi tani e tutjeçdo hiqte”. Rreziku më i madh për shumë prej nesh, nuk është se qëllimi ynë është mjaft i lartë dhe nuk e mbërrijmë dot, porseështë shumë i ulët dhe e mbërrijmë lehtësisht thonteMikelanxhelo.
Që kur sekti i rilindjes ka ardhur në pushtet, Elbasani ngjan me Palermon e viteve 80-të. Në çdo shtet ka mafie, por nëShqipërinë tonë mafia është vetë shtet. Elbasani, një nga qytetetmë të vjetra shqiptare, me histori mbi 2000 vjecare, me pasuriarkeologjike, arkitekturore kulturore e historike, sot i ngjan njëfantazme të dëbuar. Qyteti me Bezhistanin e famshëm në tëgjithë Rumelinë, që në shek XVII kishte 900 dyqaneve kutregëtohej gjithçka, nga perlat, diamantet, e deri te lëkurat e stofrat, e degëdisën dallgët e historisë në gjuhët e pangopura tëlakmisë. Sot Skampius është sinonim i skamjes ku hipokrizia nëkufijtë e urrejtjes së sektit të rilindjes vdekatare hedh vallen e pangopësisë së oligarkëve sharlatanë. Qyteti i Onufrit kahumbur identitetin për shkak të dëshirës së një kryebojaxhiu tëinatosur i cili me panderë kërkon të futet mizorisht në memoriene vendbanimit antik. I braktisur më shumë se kurrë, të rinjtëshpresëhumbur nga premtimet elektoralistike rilindase endenrrugëve të pa punë. Normalja e Elbasanit, djepi i arsimit shqipvajton largimin nga vendi të mësuesve që s’kanë ku japinmësim.
Me gjithë burimet dhe pozitën e mrekullueshme që i ka falëZoti, Elbasani sot lëngon si gjithë Shqipëria. Shkumbini imasakruar parreshtur nga dhëmbët metalikë të eskavatoreveështë i ngjan nje zgafalle që dimrit shfyn tërbuar në dëshpërimmbi të mbjellat e fermerëve të falimentuar prej vërshimit tëprodukteve të importit, lehtësira të bëra nga qeverija e oligarkëve. Shkurtimi i rrugës Tiranë-Elbasan dhe tuneli indërtuar jo në kohën e qeverisë së PPP-ve, si një mundësipunësimi e tregëtimi sot ka një impakt zero për shkak të krizësekonomike ku e ka gremisur sekto-qeverisja e korruptuarvendin. Qyteti nuk qeveriset nga elbasanllijtë por komandohetnga emisarët e deleguar nga qendra rilindase që grumbullojnëharaç për dhjamosjen e ofiqareve shpirtëzinj.
Ky nuk është Elbasani i vërtetë. Elbasani i vërtetë është lulishtjae trëndafilave jo parajsa e krimit, është Via Egnatia jo Via heroina. Elbasani i vërtetë është vendi ku këndojnë bylbylat, jo krismat e krimit. Është i pari qytet i Shqipërisë së pavarur më 25 nëntor 1912. Aty u lindën dhe u rritën intelektualë, artistë, mjekë, historianë gjuhëtarë, sportistë. Është qyteti i DhaskalTodrit, Visarion Xhuvanit, Lef Nosit, Ylli Popës, Aqif PashElbasanit, Kristofor Kristoforidhit, Akelsandër Xhuvanit, MahirDomit, Aleks Budës, Hasan Cekës, Isuf Myzyrit, Mustafa Bodinit, Onufrit, Kostandin Shpatarakut, Nilo Borxhias,kontributi i të cilëve është skalitur me germa të arta nëmemorien e kombit. Nëse pyesni çdo shqiptar cilët janë emrat e ministrave të rilindjes farësosur, askush nuk do mund ti thotë tëgjithë.
Në këtë kohë transformimesh, historia do të dijë të dallojëpatriotin nga tradhëtari, dhe do ti japë secilit vendin e vet thonteIsmail Qemali. Për Elbasanin e kulturës, qytetarisë, historisë, paqes dhe bukurisë, 25 prilli do të jetë pranverë, ndërsa përkryerilindasin dimri i vetmisë së madhe, si në tingujt e UstaMyzyrit “Gjith dynjaja ka ditë vere/për ty dimri ska maru/ç’jank’to lajme k’to habere/ I mjeri “ti” s’di ku me shku”.
Ermir Gjinishi 18 Shtator 2020.