Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar sot se si koalicion VLEN janë duke e diskutuar çështjen e riorganizimit të njësive zgjedhore dhe se së shpejti do të dalin me qëndrim konkret.
Zgjedhjet janë afruar, por kjo kërkon kohë pak ma të gjatë. Të gjitha modelet janë të mira, por ne jemi koalicion me shumë parti, të cilat kanë pasur mendime të ndryshme për këtë temë, disa kanë pasur propozim për një njësi zgjedhore, disa për tre njësi, disa për tetë”, tha Mexhit.
Mexhiti poashtu tha se koalicioni qeveritar është stabil dhe se pritet të rritet edhe me deputetë tjerë nga Fronti Europian.
I pyetur se a është e mundur që Menduh Thaçi t’i bashkëngjitet qeverisë, Mexhiti tha se nuk përjashton askënd.
I pyetur në lidhje me deklaratën e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela, se nëse Struga nuk ju takon atyre në zgjedhjet lokale atëherë Fronti Europian nuk ka kuptim, Mexhiti tha se e kam thënë edhe më herët se këto dhjetë vitet e fundit BDI mbijeton me përçarjen e opozitës dhe kjo po vazhdon për ta përçarë faktorin shqiptarë.
“Ka një rregull, ai që përçan, përfundon nga përçarja”, shtoi Mexhiti.
Data 11.11.2026
Aktuale
- Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur
- Quo vadis revolucion?
- Presidenti turk bën thirrje për botë më të pastër, më të gjelbër dhe më të drejtë për brezat e ardhshëm
- Ganimete Musliu flet hapur për zgjedhjen e saj të jetës: Pse nuk është bërë nënë?
- Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur
- Agjencia e Inteligjencës: Nuk kishim informacione për ALTA Bankën që do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit
- Hykmete Bajrami akuzon Vjosa Osmanin për manipulim politik
- Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”



