03 May
Protestuesit e organizatës “Për Maqedoni të përbashkët” janë kthyer në rrugë. Marshi i tyre filloi nga Qeveria përfundoi para Kuvendit. Ata bënë me dije se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja. Kryetarin e ri të Kuvendit, ata e konsideruan jolegjitim. Numri i forcave policore dhe speciale rreth Kuvendit dhe Qeverisë edhe sot ka qenë shumë i lartë.