Rrëshqitjet e dheut në rrugën për tek banjat në Tetovë e cila është duke u rregulluar, janë rrezik i madh për jetën e banorëve, të cilët ose dalin për shëtitje në këto anë, ose udhëtojnë në vendbanimet e kësaj ane. Kjo rrugë ka filluar vite më parë që të zgjerohet dhe rregullohet, por një pjesë e saj ende ndodhet në gjendje të vështirë. Kamera janë qëndroi për disa orë në këtë rrugë dhe kapi nga afër pamjet e dheut të rrëshqitur ditëve të fundit.
Në bisedë me qytetarët dhe kalimtarët e rastit, ata thonë se ndjehen në rrezik të madh, por nuk kanë se çfarë të bëjë. Disa prej tyre madje kalojnë edhe tre herë në ditë në këtë rrugë.
“Kjo jo rrezik, por kjo pale kujt do tja marre jetën, tani kush e ka prej Allahit”, thotë njëri nga qytetarët.
“Udha këtu është rrezik derisa nuk ka mbytur asnjë njeri, kur do të mbysë ndonjë njeri atëherë do të jetë rrezik. Çdo dit nga dy herë, ndoshta edhe tre herë”, thotë një qytetar tjetër.
Sipas qytetarëve, rrezik më i madh është atëherë kur ka reshje të shiut, pasi toka e lagur më shpejt rrëshqet. Në rrugë shihen edhe makineritë e ndërtimit të cilat për momentin nuk punonin.
Kjo është vetëm një pjesë e rrugës disa kilometërshe e cila tashmë nga banorët quhet si rrezik serioz. Edhe pse ato vazhdimisht po kalojnë këtu me automjete ose në këmbë, ata thonë se janë tepër të rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut të cilat mund ti zënë përfundi në çdo monet. Ne kërkuam edhe qëndrim nga autoritetet komunale, se kur do t përfundojnë rrugët dhe kur do të marrin masa më konkrete ne lidhje me heqjen e rrezikut për kalimtarët në këtë rtrugë, por ato, si zakonisht, ishin të pakapshëm për Televizionin tonë.
Qytetarët thonë se janë të dëshpëruar nga mosndërhyrja e autoriteteve komunale dhe apelojnë që kjo problematikë të zgjidhet sa më shpejtë.
“Apelojmë që sa më shpejtë të rregullohet, të jetë rruga e rregulluar sepse kalojnë edhe turistë”, thotë njëri nga qytetarët e anketuar.
“Apeli jonë është të bëjmë vetë ne njerëzit, populli të bëjë vetëvrasje. Ato duan që ne të na mbysin, por më mirë ne të bëjmë vetëvrasje se të na mbysin”, thotë një qytetar tjetër.
Disa nga kalimtarët të cilët i takuam, pas kamerave thanë se njëra nga arsyet e rrëshqitjes së dheut është edhe prerja e drunjve.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Shembjet e dheut në rrugën drejt banjës së… by tvshenjaofficial