Veprimtari i njohur shqiptar Haxhi Dauti ka folur rreth zhvillimeve të fundit dhe lakimit të emrit të tij me ambasadorin Wiliam Walker.
“Të dashur vëllezër të mi të nji gjaku, me shumë keqardhje po e shkruaj këtë shkrim që asnjëherë nuk e kam paramenduar ta shkruaj një shkrim të këtillë, të arsyetojë veteveten ndaj vëllezërve të mi. Nuk do zgjatem por vetëm do t’ju sqarojë vëllezërve të mi , që më mbrojnë dhe ato që me kritikojnë se si arriti situata deri këtu, vizita e ambasadorit Walker në atedheun tonë u organizua para disa muajsh, në agjendën e tij po ashtu ishin takimet në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni dhe diaspora ne Evropë. Unë pata rastin dhe nderin të jem në delegacionin e tij vetem për në Recak dhe Maqedoni , takimet tjera qe i pata në Prekaz, me partinë e Ballit Kombëtar Demokrat të Shqiperisë dhe të Kosovës kanë qenë takimet të këshillit. Organizimi në Maqedoni me partitë ishte puna më e rëndë , mirëpo i nderuari Sab Gashi dhe unë i kemi kontaktuar partitë me anë të telefonit ose me SMS, ku bisedat kanë qenë në një nivel të lartë dhe profesional, përfaqesuesit e partive ftesen time e priten me nder dhe respekt. Partitë që pranuan të marrin pjesë në ketë takim , sic e dini tani ishin BDI, PDSH dhe Aleanca, kurse peërfaqësuesi i BESES i nderuari Afrim Gashi deshi që takimi të behet bilateral dhe me gjithë qef deshi që Ambasadori Walker të viziton Zyrat e partisë. Unë me respekt e pranova vendimin e tij, por përsëri deri në momentin e takimit i nderuari ishte i informuar nga un me anë të SMS, shpresoja që të vinin…”
Ndryshe, dsa persona në SHBA po tentojnë të përvetësojnë angazhimin e LDSHM-së për takimin e realizuar në SHBA muaj më parë me përfaqësuesit politik, kështu thotë kreu i saj, Xhevat Sherifi.
“Te quash mikpritje kur dikush tjeter e paguan tavolinen eshte hipokrizi qe mund te ndodhe vetem nga njerzi pakurrizore. Publikisht e deklaroj se fotografia e publikuar ne disa portale eshte tavolina te cilen e kam paguar une dhe mysafiret ne ate tavoline jane mysafiret e mij dhe jo si mundohet dikush te shese se ndonje pa fije ndergjegje te pervetsoje mikpritjen time dhe ta shese si te veten. Kjo e arsyeton edhe gjendjen ne te cilen ndodhemi ne, perderisa mashtrues te llojit te tyre mundohen edhe nderin qe ja ke bere ta kthejne sikur te kem patur obligim”, – ka theksuar Xhevat Sherifi.