Zv/kryeministri Izet Mexhiti, është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë për kryetar të Çairit. Në emisionin “24 analiza” tha se janë duke rrjedh anketat brenda partiake, ndërsa shtoi se presin fitore në më tepër komuna me shumicë shqiptare.
Mexhiti tha se BDI po përgatitet ta nxjerr kandidat Bujar Osmanin, ndërsa sipas tij, komuna e Çairit është e rëndësishme për ta.
“Po analizojmë terrenin dhe dëshirojmë që të gjejmë zgjidhje më të mirë dhe në bazë të kësaj do të veprojmë. BDI dëshiron për Çairin ta kandidoj Osmanin dhe është e qartë se kandidatë tjetër nuk është në lojë, ndërsa për ne është e rëndësishme ta fitojmë Çairin. Po bëhen analiza, nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit”, ka deklarur Mexhiti.
Data 08.11.2026
Aktuale
- Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina
- “Evropa bashkohet me Poloninë në dhimbje” – flamujt e BE-së ulen në gjysmështizë
- Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik
- LSDM kërkon hetim ndaj Mickoskit për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni
- AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!
- Afrona Dika martohet me biznesmenin zviceran, pamje nga ceremonia e martesës
- Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem, sot mund të ishim si palestinezët
- Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar



