Gjysma e qytetarëve konsiderojnë se gjendja ekonomike e shtetit po lëviz në drejtim negativ ndërsa thuajse numri i njëjtë i tyre konsiderojnë se kanë ndikim të vogël ndaj ngjarjeve shoqërore, tregojnë rezultatet e anketës së Institutit për demokraci.
“Societas Civilis”. Me uljen e të ardhurave, 1/3 e qytetarëve kanë huazuar para për t’i mbuluar shpenzimet elementare. 40% nga të anketuarit thonë se gjendja �nanciare është e njëjtë sikur edhe para tre viteve, por se në tre vitet e ardhshme presin përmirësim.
“Për momentin kemi fushatë zgjedhore dhe konsiderojmë se partitë dhe ato që do të formojnë qeverinë, pas zgjedhjeve mund t’i shfrytëzojnë këto të dhëna për ndërtimin e politikave në sferën sociale dhe ekonomike”, Hristian Petrushev, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.
Rezultatet kanë treguar se edhe më tej punësimi më i dëshiruar është administrata shtetërore me 41%. Më pas vijojnë punësimi në kompani private ose hapja e biznesit personal, edhe pse kushtet për të filluar biznes i vlerësojnë si të pavolitshme. 25% e të anketuarve kanë thënë se asnjëherë nuk udhëtojnë në shtete tjera, ndërsa 2/3 konsiderojnë se në Maqedoni vështirë gjendet punë. Në anketën e realizuar prej 6 korrikut deri më 4 gushtkanë marrë pjesë 1600 qytetarë.
Data 12.03.2026
Aktuale
- Procesi në GJKKO, Monika Kryemadhi dhe avokati i Ilir Metës mbërrijnë për seancën! Ish-deputetja: Sot ditë super! Imuniteti i Belindës, gjyqi ynë, filmi…
- Evakuohet me sukses nga Lindja e Mesme grupi i tretë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut
- Bozhinovska-Gordeeva: Efikasiteti i energjisë do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe shtetin
- VLEN: Kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese sillet si elitë politike jugosllave!
- Nikolloski: Investimet në korridoret në Maqedoni e kombinojnë biznesin dhe sigurinë
- VMRO-DPMNE: LSDM ndryshoi emrin e shtetit dhe kushtetutën, vetëm që të rrinin edhe pak në pushtet
- Zjarr në një lokal të Prishtinës, dyshohet se u shkaktua me qëllim
- Identifikohet viktima në lumin Vardar: Bëhet fjalë për një grua nga Nerezi, punonjëse e një ambasade

