“Sonte Dibra e ka dërguar mesazhin më të fortë në të gjitha anët e Maqedonisë, të bashkuar jemi, për fëmijët tanë, për jetë në Maqedoni”, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e mbrëmjes në Dibër.
“Kjo sallë plot njerëz në këtë mbrëmje tregon se mori fund koha e ndarjeve, siç na shpërndanin në dhjetë vitet e fundit në të gjitha bazat, partiake dhe kombëtare. Ne treguam dhe dëshmuam se mund të jemi së bashku në luftën për të ardhmen këtu në Maqedoni. Unë dua të ju them se mua më keni vëlla. Jeni në anën e vërtet. Përkundër të gjitha kërcënimeve dhe presioneve ju keni ardhur këtu sonte së bashku për të kthyer të rinjtë këtu dhe të gjithë së bashku të ndërtojmë jetën e re në Maqedoni “, tha Zaev.
Në tubimin në Dibër ai bëri thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të gjithë përfituesve të ndihmës sociale dhe të gjithë përfituesve të subvencioneve për tu inkurajuar që të mos frikësohen më shumë nga presioni dhe kërcënime dhe për t’u bashkuar pa frikë në luftën për një jetë të re në Maqedoni.
“Këto nuk janë zgjedhje për LSDM apo VMRO DPMNE, këto nuk janë zgjedhje për parti politike, këto janë zgjedhje për ne, për fëmijët tanë, për nipërit tanë. Këto janë zgjedhje për jetën tonë, këtu në Maqedoni. Më 11 dhjetor ta rrethojmë numrin 4 dhe për të kthyer lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe jetën për të gjithë “, tha në tubimin lideri Zaev në Dibër.