Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tetovë, ku një 10-vjeçar ka humbur jetën pas një rënie nga ballkoni i apartamentit ku jetonte.
Ky incident tronditës ka lënë pas një dhimbje të thellë në familjen e tij dhe në komunitet.
Ngjarja e rëndë është raportuar sot rreth orës 09:25, kur prindërit e fëmijës, pas një njoftimi nga një fqinj, e kanë dërguar atë në Spitalin Klinik të Tetovës.
Mjekët e spitalit kanë konstatuar vdekjen e fëmijës.
Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë mori njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës. Sipas njoftimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tetovë, dhe prindërit e tij janë njoftuar për incidentin nga një fqinj, pas së cilës e kanë dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Portalb mk/


