Mërgimi i Agaçit, konfirmim si arkitekt i aferës së inceneratorëve me 9 akuza mbi shpinë
Gjeneza e aferës me procedurat për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, të cilat u pasuan me sipërmarrjet e ngjashme në Fier dhe Tiranë
Engjëll Agaçi u shfaq kohë më parë në dyert e Prokurorisë së Posaçme -SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është përfolur në denoncime si një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare të inceneratorëve, që deri më tani u ka shkaktuar taksapagusve shqiptarë një dëm prej gjysëm miliard euro. I shkarkuari Agaçi duket se ka marrë rrugën e mërgimit ku mbi të rëndojnë 9 akuza.
“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal. “Fshehja e te ardhurave” parashikuar në nenin 180 të Kodit Penal. “Mospagimi i Taksave”, parashikuar në nenin 181 të Kodit Penal. “Moskryerja e detyrave nga organet Tatimore”, parashikuar në nenin 181/a të Kodit Penal. “Përfitim i Paligjshëm i interesave”, parashikuar në nenin 257 të Kodit Penal. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të Lartë Shtetërorë” ose të Zgjedhurve Vendorë”, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal. “Pastrimi Produkteve të veprës penale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. “Moskallëzim Krimi, parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal
Hetimi i aferës korruptive të inceneratorëve, i cili ka lënë disa litarë jashtë prej vitesh, duket se tashmë është te ish Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.Gjeneza e aferës nisi me procedurat për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, të cilat u pasuan me sipërmarrjet e ngjashme në Fier dhe Tiranë.
Ja denoncimi i ish Kryetares së LSI në 2022 ku shpalosi shkeljet që implikonin Agaçin për inceneratorin e Elbasanit.


