Kreu i komunës së Çairit dhe njëherësh edhe i Lëviznes Demokratike (LD) zoti Izet Mexhiti tha se aktualisht ka një proces që po ndodh në VLEN, duke rikujtuar se në të kaluarën, popullata respektivisht votuesit, “kanë votuar që opozita të bashkohet”, gjë për të cilën, sipas tij, “ kishte të drejtë”.
“Në momentin që opozita e atëhershme u bashkua, u bë pozitë e sotme e cila i përfaqëson shqiptarët në qeveri. Rrjedhimisht, në këtë frymë ndodhi edhe ndryshimi i pushtetit pas 20 e ca vitesh. Mendoj që tash kërkesa e votuesve dhe e strukturave partiake është shumë e qartë: Shqiptarët nuk duan ndarje, fragmentarizim e copëzim. Nuk duan as parti të vogla, pra duan që VLEN-i të jetë një parti, prandaj ne sot po veprojmë conform kësaj kërkese.. pra bashimit në një subjekt. Fillimisht këtë proces, e filloi zoti Bilall Kasami i cili i shkriu organet e Lëvizjes Besa, të njëjtën po e bënë edhe zoti Arben Fetai e Azir Aliu dhe deputeti i ri i cili na u bashkangjit Ilir Demiri, kurse këto ditë edhe Lëvizja Demokratike (LD) po përgatitet që të caktoj Kuvendin Themelues, për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in, një. Besoj se në këtë mënyrë të gjithë flasin me një zë, dhe ky zë është shkrirja e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik”, tha ndër të tjera kreu i Çairit dhe i LD-së.
“Lajm”
Data 17.04.2026
Aktuale
- LSDM: A i ka përgatitur qeveria e Mickoskit dokumentet për ekstradimin e Gruevskit?
- Mexhiti: VLEN nuk ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme, për BDI-në do të ishte fundi i tyre
- Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për tragjedinë në Malishevë
- Nën akuzë për disa vepra penale, SPAK jep pretencën për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi! Ja sa vite burg kërkon
- Aksion policor në shtëpinë e ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi
- Brutalisht rrihet pronari i një hoteli në Shkup
- BDI: Në dokumentet e publikuara nga VLEN shihet qartë se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët
- Arifi: Diaspora jonë paguan tatime për investime, por nuk llogaritet në buxhetin që kthehet në komuna


