Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu pas iftarit të organizuar nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapçishtë, tha se ky grup i ASH-së, që është pjesë e VLEN-it, ka punuar nga dita e parë që ASH të jetë e bashkuar, ngase sipas tij, ata më së miri e dinë se përçarjet sa janë të dëmshme dhe sa nuk janë në dobi të qytetarëve.
“Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë që ASH të jetë më e bashkuar se kurrë”, tha ministri Aliu. I pyetur për mungesën e zv/kryeministrit Arben Fetai dhe nëse kjo do të thotë se ka ndonjë përplasje, Aliu tha se, sa i përket përplasjeve, përplasje ka edhe në shtëpi, në lagje dhe në punë ku punohet.
“Ato janë procese shumë të shëndosha, procese demokratike që ne mund t’i kemi në çdo organizim edhe politik. Pra gjithsesi rruga është që Aleanca të bashkohet dhe të jemi sa më të bashkuar në një infrastrukturë që nesër do të flitet VLEN”, tha më tej Aliu, raporton SHENJA.
Sa i përket zërave se deputeti Ilir Demiri u është bashkangjitur atyre, Aliu tha se ai është në shtëpinë e vet.
“Është anëtar i ASH-së, edhe njëherë potencojë që ideja është që gjithë anëtarët e ASH-së të jenë bashkë, neve bashkë i kemi filluar proceset politike, atë formën se si mendojmë është e njejtë prandaj jemi grup e organizuar nga viti 2017 me emrin ASH, pra Ilir është aty ku e ka vendin”, tha Azir Aliu. /SHENJA/
Data 25.02.2026
Aktuale
- Prof. Arianit Reka reagon ndaj ministres së Arsimit në debatin në UT: Ky nuk është ligj reformues, por centralizim dhe diskriminim
- Aliu: Përplasje ka çdokund, edhe në shtëpi, Ilir Demiri është në shtëpinë e vet- në ASH!
- BDI: Fillkovi e barazon gjuhën shqipe me zero
- Ambasadori Meidani organizon takim me shoqërinë civile dhe Ambasadorin e Zvicrës në Innox Center
- Arben Fetai thërret mbledhje urgjente, pritet shkrirja e të gjitha strukturave: i jepet shans VLEN-it
- Kompania farmaceutike “Alkaloid” ka mbyllur vitin 2025 me rezultate historike
- Bekim Qoku: Amnistimi i Grubit është alarm kombëtar – BDI po gëlltit partitë e vogla dhe po normalizon tradhtinë
- Rrezik nga shembja e shkëmbinjve në Matkë: Komuna e Sarajit ndalon lëvizjen në shteg


