Më 24 shkurt 2026, për herë të parë që nga funksionimi i sistemit “Qytet i Sigurt”, nuk u regjistrua asnjë shkelje për kalim të semaforit në të kuqe.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme:
-
Në zonat me kamera u regjistruan 526 shkelje, prej të cilave 84 ishin nga shoferë me targa të huaja.
-
504 shoferë u kapën duke vozitur mbi shpejtësinë e lejuar.
-
22 shkelje ishin për mjete me regjistrim të skaduar.
-
U dhanë 17 masa ndalimi për drejtim të mjetit, kryesisht për shpejtësi mbi limitin e lejuar.
-
3,336 shoferë u lejuan brenda tolerancës së shpejtësisë.


