Si këshilltarë në Këshillin e Komunës së Kumanovës, dënojmë ashpër dhunën dhe ofendimet e ndodhura në ndeshjen e futbollit ndërmjet FK “Vardar” dhe KF “Bashkimi”.
Arena e sportit nuk është arenë për shprehjen e urrejtjes. Aq më e rëndë bëhet situata kur përgjegjësit për mbarëvajtjen e ndeshjes bëhen “qorrë e shurdhmemecë” përballë katrahurës dhe gjuhës së urrejtjes së shfrenuar.
Kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të rastit. Nëse institucionet dëshirojnë të dëshmojnë se nuk ka pasur skenar të qëllimshëm kundër KF “Bashkimi” nga Kumanova, atëherë hetimet duhet të përfshijnë edhe personat kompetentë të angazhuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.Aktet e këtilla nuk janë të parat por janë bërë përditshmëri me pushtetin aktual të heshtur nga të përzgjedhurit e VMRO-së!
Shprehim mbështetje të plotë për lojtarët e KF “Bashkimi”, për sportivitetin dhe dinjitetin që kanë dëshmuar ndër vite.
Data 23.02.2026
Aktuale
- Pagoi 3 mijë euro për vizë gjermane, që s’e mori kurrë
- “Kanabisi”, gjashtë kompani rrezikojnë heqjen e licencave
- Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
- MPB: Për një javë “Safe City” ka regjistruar 4,910 shkelje! 117 personave u janë marrë patentë shoferët
- Durmishi: Mbështetje konkrete për bizneset dhe startap-et përmes Programit të ri të INOVA-s
- Vonesat e autobusëve, Gjorgjievski premton zgjidhje me 130 autobusë të rinj
- Artan Grubi merret në pyetje në Prokurori
- Grubi dërgohet në Prokurori për të dhënë deklaratë


