Në një debat të tensionuar në emisionin “Opinion”, situata mes dy analistëve, Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhala, ka marrë një kthesë të papritur, duke ngjallur shqetësim dhe kuriozitet për mënyrën se si diskutohet politika në Kosovë.
Debati kishte si temë kryesore dënimin e kërkuar nga gjykata speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Të ftuar në studio, Rexhaj dhe Buzhala ndanë mendime të ndryshme, duke theksuar tensionet që ekzistojnë rreth kësaj çështjeje delikate.
Gjatë diskutimit, Buzhala dhe Rexhaj u përballën me qëndrime të ashpra për politikën e kryeministrit Albin Kurti, veçanërisht në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale. Kjo çështje ka shkaktuar debate të shumta në shoqërinë kosovare dhe ka nxitur reagime të ndryshme nga analistë dhe politikanë.
Kur Buzhala e akuzoi Rexhajn për përpjekje për të prishur debatin, tensioni u rrit. Rexhaj e kritikoi Buzhalën duke thënë se ai po e degradoi debatin dhe se kishte dhënë të drejtën për interpretimin e Kushtetutës në duar të tjera. Kjo shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Buzhala, i cili e quajti Rexhajn “trus aty”.
Situata u bë edhe më e tensionuar kur Rexhaj i kërkoi Buzhalës të mbyllte gojën, duke theksuar se ai nuk ishte pronar i debatit. Kjo shkëmbim i ashpër fjalësh nxori në pah emocionet e forta që shoqërojnë diskutimet mbi çështje kaq të ndjeshme për Kosovën.
Pjesë nga debati në studio:
Rexhaj: Je tu e degradu debatin! Kur e keni kalu këtë amendament, Dhomave Speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, ju e keni votu. S’e ka votu Albin Kurti!
Buzhala: Trus aty!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë. S’je pronar i debatit!
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet).



