Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili në një intervistë për Gazetën Lajm, e quajti Taravarin “ministër i kanabisit” ngase në kohën e tij, sipas Mexhitit, janë dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit.
“Dëshiroj të ndaj me të gjithë ju se nuk zgjedh më rrugë të tjera përveçse se asaj ligjore për të reaguar ndaj shpifjeve të rënda që po adresojnë sërish në emrin tim.
Kështu z.Izet Mexhiti ka thënë se në kohën time paskam dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit dhe më quajti ministër Kanabisi.
Unë do të ngre padi për shpifje dhe e tërheq vetëm nëse kërkon falje…falje publike”, ka shkruar Taravari, raporton SHENJA.
Data 17.04.2026
Aktuale
- Publikohet fotografia e familjes që humbi jetën në tragjedinë e Malishevës
- Mexhiti: BDI ankohet kot për provimin e jurisprudencës, vetë nuk e zgjidhi për mbi 20 vjet
- Në BE sa më shpejtë, vetëm atëherë e zhbëjmë logjikën e “pronarit ekskluziv” (FOTO)
- A po rikthehet protesta? Studentët: Fillkov, a të mori malli?
- Shkodra marshon për “shqipen”, mbështetje për studentët në RMV (VIDEO)
- Policia Pyjore sekuestron 19 metra kub dru të prerë ilegalisht në Dellçevë
- Thirrja e Ramës në GJKKO për çështjen “Partizani”, Sokol Hazizaj: Një nga personat që ka firmosur si kreu i KRRT! E drejtë e mbrojtjes, të vij si dëshmitarë kryeministri dhe Balla
- Arifi: Diaspora jonë paguan tatime për investime, por nuk llogaritet në buxhetin që kthehet në komuna


