Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Ajo tregoi se vendimi është marrë pasi Hoxha kishte votuar pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
Ndryshe, deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar plotësisht, pasi nuk është votuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Vazhdimi i seancës konstituive ka nisur në ora 11:00./Telegrafi/