Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në kuadër të një turneu ballkanik sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani fillimisht do ta takojë presidenten e Komisionit Evropian.
Pas takimit do të ketë një ketë konferencë shtypi.
Presidenten e Komisionit Evropian do ta takojë edhe kryeministrisë Albin Kurti.
Ditë më parë Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, duke miratuar në takimin e 23 tetorit agjendat e reformave për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.
Komisioni Evropian tha se e mori këtë vendim pasi shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë pëlqimin e tyre për këto agjenda.
E lidhur me Planin e Rritjes ditë më parë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se Republika e Kosovës është angazhuar që 10 vjet për procesin e Berlinit në mënyrë që atë ta kurorëzojnë suksesshëm.
Kurti u shpreh se Procesi i Berlinit ka afruar vendet e rajonit me njëra tjetrën dhe të gjitha së bashku me Bashkimin Evropian.
Kurti ka thënë se Kosova nga Plani i Rritjes përfiton 882.6 milionë euro.