Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/