Gruaja serbe 30 vjeçare me inicialet J.V. është qëlluar me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:30, jo larg pikës së pagesës në Preshevë.
Ajo u plagos nga partneri I.B, 52 vjeç, shtetas i Maqedonisë nga Tetova, me të cilin ishte në lidhje.
Siç mëson portali Alo!, vajza e plagosur ka një martesë me dy fëmijë, që ishte e divorcuar. Së fyndi ajo krijoi një lidhje me shqiptarin nga Tetova, të cilin e takoi në Zvicër.
“ Ajo ka jetuar në Zvicër para tre vitesh, aty janë njohur. Kur u kthyen në Serbi, u transferuan në Banjën e Vranjës. Ajo kishte shpesh probleme me të, sepse ai e detyronte të jetonte me të në Maqedoni. Për shkak të këtij presioni, ajo vendosi të transferohej tek e ëma në një qytet tjetër dhe të largohej prej tij. Ai nuk u ndal me kaq, ndaj erdhi në shtëpinë e saj të enjten dhe praktikisht e detyroi të shkonte në Maqedoni”, shpjegon një burim i afërt me hetimin.