Analisti Bedri Elezi deklaroi gjatë një interviste për Euronews Albania se 19 personalitete në Ballkanin Perëndimor, kryesisht nga sfera politike, do të shpallen non-grata së shpejti nga DASH. Analisti tha se në listën që do të publikohet do të ketë dhe politikanë nga Shqipëria dhe Kosova.
Analisti shtoi se shpallja e këtyre personave si të padëshiruar nga SHBA-të vjen pas një hulumtimi 5-vjeçar të bërë nga shërbimet sekrete amerikane në rajon. Ai shton se këta persona konsiderohen nga SHBA-të si individë që kanë cënuar marrëdhënet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Departamentin e Shtetit, si dhe kanë kërcënuar sigurinë e SHBA-ve.
“Pritet të kemi në Shqipëri, pritet të kemi në Kosovë, pritet të kemi në Malin e Zi, në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë, në të gjithë Ballkanin persona non-grata. Është një hulumtim që është bërë diku te 5-vite nga administrata e SHBA-ve dhe është zbatuar përmes shërbimeve sekrete në Ballkan. Tani këto informacione janë përpunuar dhe vendimi është që minimalisht të shpallen persona të padëshiruar për SHBA-të të gjithë ata që kanë cënuar marrëdhëniet me SHBA-të, sigurinë e saj apo interesat e saj në Ballkanin Perëndimor”, tha Elezi.