Alsat 2019-07-27T22:08:55+02:00
Një minator ka vdekur dhe dy janë plagosur në minierën e plumbit dhe zinkut, “Bulmak-Minstroj”, në ish Toranicë. Aksidenti ka ndodhur gjatë aktiviteteve të minimi të një grope.
Sipas informatave paraprake nga SPB-Kumanova, aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:00 ndërsa është raportuar në orën 14:20.
Në aksident ka vdekur B.M (57) minator nga Kriva Pallanka, ndërsa janë plagosur J.M. (30) dhe A.N. (32).
Loading…



