Katër vetura janë vjedhur për një të shtunë në mbrëmje në Braç të Kroacisë nga një shtetas 22-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, i cili pas përfundimit të hetimeve penale është arrestuar dhe i është dorëzuar mbikëqyrësit të paraburgimit.
Policia e Split-Dalmacisë bëri të ditur se 22-vjeçarin e hetoi në Komisariatin e Braçit.
Ai dyshohet se natën e 7 janarit ka vjedhur katër vetura, tre në Nerezhishke dhe një në Supetar, me të cilat më pas ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka dëmtuar njërën.
Dëmi i përgjithshëm material llogaritet në disa mijëra euro.
Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për shfrytëzim të paautorizuar dhe dëmtim të pasurisë së luajtshme të dikujt tjetër, ndërsa nga dita e diel është dorëzuar mbikëqyrësi i paraburgimit