Në 5 shtator të vitit 2017 Qeveria e Maqedonisë solli vendim, me të cilën nga viti 2018 siguron 103 milion denarë, nga buxheti kombëtar për preparate dhe tretman të HIV epidemisë. Sipas të dhënave e gjithë qeverisja në Maqedoni, që nga viti 2003 deri më sot, bashkarisht me sektorin civil, me sukses ka zhvilluar dhe zbatuar tre strategji për epidemin e HIV-it, ku kanë përfshi vitet 2003- 2006; 2007 – 2011 dhe 2012- 2016, ndërsa është në proces finalizimi i strategjisë 2017 – 2021. Të njejtat strategji kanë mbështetje financiare nga ana e Fondit global për luftën kundër SIDËS, turbekulozës dhe malaries me vlerë totale rreth 26 milion dollar.
Sipas përfaqëuesve nga organizata “HOPS”, këtë vit shënohet 30 vjetori i rastit të parë, të prekur nga epidemia HIV, gjithashtu shënohet 20 vjetori të paraqitjes së parë të programit për zvogëlim dhe mbrotje nga lëndët narkotike, tek pesonat që konsumojnë, në Maqedoni, informon Almakos.
Drejtori ekzekutiv i HOPS, Krtistian Jankullovski theksoi se Maqedonia është vend me prevalencë më të ulët të HIV në rajonin e EJL dhe se 20 vitet e kaluara janë ndërtuar të gjitha kapacitetet, të cilat mund të japin përgjigje të HIV epidemisë dhe vetëm nevojitet mbështetje e të njëjtave edhe në të ardhmen. Theksoi se në Maqedoni këto servise i implementojnë 15 shoqata në 15 qytete, ndërsa shërbime nga to në bazë të përditshme në qendrat e tyre dhe në terren marrin 15 mijë persona.
Ndërsa, nëse Maqedonia dëshiron sistem të qëndrueshëm të cilit do program për grup të ndjeshëm të qytetarëve, këtë mund ta bëjë vetëm përmes partneritetit social dhe kurrsesi ndryshe, sepse shteti është subjekt i fuqishëm, ndërsa sektori qeveritar, i cili tashmë është i gatshëm duhet vetëm të vendoset në funksion përkatës”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Molla Carovska.
“Duhet të ndërtojmë qasje që do të thotë qasje vërtetim të çmimit të kushtimit të çdo shërbimi, të cilin shteti e paguan përmes partneritetit social. Mundemi të financojmë edhe sektor biznesi edhe sektor civil, por për këtë nevojitet regjistër, standarde, e pastaj vërtetim i çmimit të kushtimit”, deklaroi Carovska në hapjen e konferencës
U paralajmërua për modele për financim të programeve për parandalim të HIV dhe zvogëlim i dëmeve nga përdorimi i drogave”, në organizim të HOPS – opsione për jetë të shëndetshme. Ku u theksua se nëse sistemi i dhënies së shërbimeve varet nga vullneti politik, atëherë ky nuk është sistem i qëndrueshëm, por nëse gjendet sistem përkatës, i njëjtë mund të replikohet edhe për programe të tjera.
D.K
Almakos.com

