Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, ka publikuar disa foto të skiliftëve të blerë, por që nuk janë vënë në funksion.
“Janë rreth 10 MILIONË EURO investime për Kodrën e Diellit që po ndryshken nëpër depo të ndryshme dhe nuk po vihen në funksion. Pamjet janë nga ski lifti me 6 ulëse që do duhej të ishte realizuar në vitin 2015 ndërkohë që po afron sezoni 2017 / 2018 dhe akoma nuk ka asnjë hap përpara”, thuhet nga kjo iniciativë.




